VIDEO/ Përplasja e dhunshme me Luiz, Raul operohet për frakturë në kafkë

schedule10:17 - 30 Nëntor, 2020

schedule 10:17 - 30 Nëntor, 2020

Arsenal u mund dje nga Wolves me shifrat 1-2, por më shumë se rezultati i ndeshjes rëndësi kishte gjendja e Jimenez dhe David Luiz. Pa u mbushur një ccerek ore lojë të dy u përplasën kokë më kokë në mënyrë të dhunshme dhe i shkaktuan njëri-tjetrit dëmtime të rënda.

Braziliani u gjakos në ballë, por gjendja e Jimenez ishte akoma më e rëndë. Sulmuesi ra pa ndjenja për disa minuta dhe u desh ndërhyrja e specializuar e mjekëve të pranishëm në stadium dhe më pas transportimi me ambulancë në spitalin më të afërt.

Wolves së fundmi ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e sulmuesit, i cili mësohet se ka kryer një operacion urgjent. Ai kishte frakturë në kafkën e kokës dhe gjendja ishte kritike. Wolves njofton sot se gjendja e tij është më e mirë dhe kërkon që sulmuesi dhe familja e tij të kenë privatësi në këtë të vështirë.

“Raul është rehatuar tashmë pas një operacioni të kryer mbrëmë në një nga spitalet e Londrës. Pranë tij është partnerja e tij Daniela dhe Jimenez po pushon. Ai do të qëndrojë disa ditë nën vëzhgim, teksa do fillojë shërimin e tij.

Klubi i Wolves dëshiron të falënderojë stafin mjekësor të Arsenal, ndihmësit mjekësorë, stafin e spitalit dhe kirurgët, të cilët me aftësinë e tyre dhe përgjigjen e menjëhershme dhanë një ndihmë të tillë.

Klubi kërkon gjithashtu që Raul dhe familja e tij të kenë një hapësirë dhe privatësi, përpara se të jepen informacionet e radhës në kohën e duhur”, shkruhet në deklaratën e Wolves. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!