Ajo që ka ndodhur sot në Bundesligën gjermane, është padiskutim e padëgjuar më parë. Lojtari i Eintracht Frankfurt, David Abraham, u ndëshkua me karton të kuq në sekondat e fundit të sfidës, për shkak se përplasi në tokë trajnerin e Freiburg, Christian Streich.
Abraham po nxitonte të merrte një top në rivënie anësore, pasi ekipi i tij po humbiste 1-0. Trajneri i Freiburg nuk lëviz aspak dhe Abraham vendos ta përplasë në tokë. Gjyqtari nuk e toleron aspak dhe i tregon kartonin e kuq. Pamje të rralla këto që vijnë nga elita e futbollit gjerman./abcnews.al
What was he thinking ?
David Abraham deliberately runs into Freiburg head coach Christian Streich. pic.twitter.com/gcibpwVCWh
— Goal (@goal) November 10, 2019