Video/Përplasen 3 makina, 7 të plagosur rëndë në Përrenjas

schedule15:48 - 27 Gusht, 2018

schedule 15:48 - 27 Gusht, 2018

Shtatë persona janë plagosur në një aksident në të cilin janë përfshirë disa makina. Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas fshat dhe nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e saj. Të dëmtuarit ishin pasagjerë tek makinat që u përplasen dhe ata u dërguan menjëherë në spitalin e Prrenjasit ku dhe morën ndihmën e parë. Dy nga të dëmtuarit më rëndë janë dërguar në spitalin e Elbasanit. Sipas policisë të plagosurit janë, Eleni Koçani 85 vjeçe banuese në Tiranë dhe Zibrisha Lloga, Istref Lloga, Mendime Lloga 31 vjeç, Ermal Lloga 12 vjeç, Qemal Lloga dhe Gjinovefa Koçani 80 vjeçe nga Maqedonia. Në vendin e ngjarjes policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./abcnews.al