VIDEO/Përmbytjet nga shpërthimi i digës në Ukrainë, kërcënohen mijëra njerëz

schedule10:32 - 6 Qershor, 2023

schedule 10:32 - 6 Qershor, 2023

Presidenca ukrainase këtë mëngjes akuzoi Rusinë për hedhjen në erë të digës Kakhovka në rajonin jugor të Ukrainës të Khersonit gjatë natës për të përmbytur rajonin dhe për të penguar në një ofensivë ukrainase në përgatitje.

“Qëllimi i terroristëve është i qartë: të parandalojnë veprimet agresive të forcave të armatosura ukrainase,” tha Mykhailo Podoliak,  një këshilltar i presidencës ukrainase, në një mesazh për gazetarët.

Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase pretendoi nga ana e tij se forcat ruse hodhën në erë digën për shkak të panikut.

“Forcat pushtuese hodhën në erë digën në Kahovkës, ky është një akt i dukshëm terrorizmi dhe një krim lufte, i cili do të ndiqet penalisht në një gjykatë ndërkombëtare,” theksoi ai.

Diga, e vendosur në  zonat e kontrolluara nga Rusia të rajonit Kherson në jug të Ukrainës, u shkatërrua pjesërisht sot, me Moskën dhe Kievin që fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e saj.

Diga ka të ngjarë të jetë e pamundur të riparohet,  300 shtëpi janë evakuuar. Në komentet në televizionin shtetëror rus, kryetari i bashkisë së qytetit, Vladimir Leontiev, vuri në dukje se dëmtimi i digës ishte rezultat i një sërë sulmesh ukrainase.

Leontiev gjithashtu vuri në dukje, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, se banorët e rreth 300 shtëpive u evakuuan pas dëmtimit të shkaktuar në digë dhe shtoi se një pjesë e qytetit ishte shkëputur nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike për arsye sigurie.

Nga ana e saj, ushtria ukrainase akuzoi Rusinë në një deklaratë për organizimin e shpërthimit në digë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  ka mbledhur urgjentisht Këshillin e Sigurimit të Ukrainës.

Videoja e mëposhtme, e cila po bën xhiron e internetit, mësohet se ka fiksuar momentin e shpërthimit, por autenticiteti i tij nuk është verifikuar.

Niveli i ujit rreth digës është rritur me pesë metra dhe disa ishuj janë zhdukur nën ujë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke thënë se 14 vendbanime në Kherson janë në rrezik nga përmbytjet dhe 22,000 njerëz jetojnë në to.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!