VIDEO/ Përmbytjet në Europë, fshatra e qytete të zhytura nën ujë, shkon në 16 numri i viktimave

schedule15:40 - 16 Shtator, 2024

schedule 15:40 - 16 Shtator, 2024

Shkon në 16 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të përmbytje që kanë përfshirë Europën Qendrore dhe Lindore. Stuhia “Boris” ka shkaktuar dëme të mëdha në Republikën Çeke, Poloni, Austri, Rumani si edhe në Sllovaki.

Në Sllovaki lumi Danub shkaktoi përmbytje në Bratislavë , ku sipas mediave lokale niveli i ujit kaloi 9 metra. Gjithashtu përmbytje të mëdha janë raportuar edhe në Republikën Çeke.

Në Rumaninë lindore, fshatrat dhe qytetet u zhytën në ujë. Mijëra njerëz janë evakuuar në Poloni, duke përfshirë stafin dhe pacientët e një spitali në qytetin e Nysa. Rrugët janë bllokuar dhe shërbimet e trenave po ashtu janë ndërprerë në shumë pjesë të vendit.

Nga mesi i javës, moti në Evropën Qendrore pritet të përmirësohet megjithëse dëmet e përmbytjeve mund të duhen kohë për t’u përmirësuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!