VIDEO/ Përmbytje të mëdha në jug të Francës

schedule01:30 - 21 Shtator, 2020

schedule 01:30 - 21 Shtator, 2020

Stuhi e reshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje të mëdha gjatë 24 orëve të fundit në jug të Francës. Pamjet janë xhiruar në zonën e Gardës në rajonin e Oksitanisë, dalja nga shtrati e lumenjve mori përpara automjete e shtëpi prej druri.

Deri më tani një 64-vjeçare rezulton e zhdukur, teksa ekipet e emergjencës janë vënë në kërkim pas qetësimit të motit. Ujërat pushtuan katet e para të dhjetëra ndërtesave.

Në disa zona, niveli i reshjeve arriti në 718 milimetra brenda 24–orëve, një sasi tepër e rrallë për shtatorin dhe brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe.

Kjo stuhi është e dyta e krijuar në Mesdhe, pas asaj të Greqisë të premten që i mori jetën dy personave.