Reshjet e fuqishme të shiut natën kanë përmbytur pjesën më të madhe të Kurbinit. Dhjetëra hektarë tokë dhe disa banesa kanë mbetur të rrethuara nga uji. Gjithashtu raportohet i bllokuar nënkalimi i superstradës në Fushë-Mamurras, ku mjetet kanë devijuar rrugën.
Reshjet e shiut kanë bllokuar në të njëjtën kohë superstradën deri në qytetin e Laçit.
Uji ka dalë nga kanali duke mbuluar rrugën Mamurras – Laç. Siç raporton gazetari Ahmet Zani pranë fshatit Gjorme lëvizet me vështirësi.
Uji që ka dalë nga kanalet ka përmbytur disa hektarë tokë dhe disa banesa./abcnews.al