VIDEO/ Përmbysje “galaktike”, Real Madrid triumfon me spektakël në “Santiago Bernabeu”

schedule19:16 - 21 Janar, 2024

schedule 19:16 - 21 Janar, 2024

“Galaktikët” e Real Madrid nuk dorëzohet kurrë, teksa pasditen e kësaj të diele fitoi në “Santiago Bernabeu”, ndaj skuadrës së Almeria, me rezultatin, 3 me 2, duke vazhduar ecurinë pozitive edhe në javën e 21-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Miqtë dukej se do të merrnin një fitore historike ndaj skuadrës së “Los Blancos” duke shënuar dy golat e parë të ndeshjes, respektivisht në minutën e 1′ dhe të 43′-të, falë belgut Largie Ramazani e spanjollit, Edgar Gonzalez, mirëpo, fraksioni i dytë ishte spektakolar për “Galaktikët” që e luajtën me gazin në maksimum.

“Fantazisti” anglez, Jude Bellingham shkurtoi diferencat në minutën e 56′-të duke goditur saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në 67′-tën “ylli” brazilian Vinicius Junior barazoi rezultatin dhe në momentin kur u duk se sfida po mbyllej në barazim, Dani Carvajal shfrytëzoi një pasim me kokë të Bellingham në minutën e 99′-të dhe nga fare pranë e shtyu topin në rrjetë, duke filluar festën e të pranishmëve në “Santiago Bernabeu”.

Falë këtij rezultati, “Galaktikët” e Real Madrid u ngjitën në kuotën e 51 pikëve, duke marrë momentalisht vendin e parë të tabelës, me skuadrën e Girona, që do të përballet mbrëmjen e kësaj të diele, me “Andaluzianët” e Sevilla. Ndërkaq, skuadra e Almeria mbetet në vendin e fundit të renditjes, me vetëm 6 pikë dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!