Laçi ka arritur të fitojë ndaj Partizanit me një përmbysje fantastike me shifrat 1-2, sfidë e luajtur në kryeqytet në “Arenën e Demave”.
Pjesa e parë ka folur për të kuqtë e Shehit, ku madje Partizani shënoi edhe golin e epërsisë. Në minutën e 13’, ishte Mensah me një goditje me kokë i cili çoi topin në rrjetë.
Pjesa e dytë ishte si ana tjetër e monedhës. Laçi mori timonin e sfidës dhe ishte këmbëngulës për të shënuar. Kurbinasit ia arritën në minutën e 83’, ku Sobuejll barazoi rezultatin. Por atëherë kur nuk pritej, Tresa arriti të shënonte golin e fitores për kurbinasit në minutën e 96′.
Me këtë rezultat, Partizani vazhdon të renditet në vendin e dytë me 35 pikë, plot 8 pikë diferencë nga vendi i parë ku ndodhet Egnatia, ndërsa Laçi renditet në vendin e pestë me 25 pikë./h.ll/abcnews.al