Ergys Kaçe ka qenë protagonist një ditë më parë me skuadrën e tij, AEL Larissa. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka dhënë asistin e golit të fitores, në transfertë kundër Aris Selanik. Takimi kishte nisur keq për skuadrën e korçarit, që kish pësuar dy gola për dy minuta.
Gjithsesi reagimi ishte i fortë dhe në pjesën e parë AEL Larissa ka shënuar dy herë dhe AEL Larissa i është drejtuar dhomave të zhveshjes me rezultatin 2-2. Nunic shënoi dy herë për skuadrën e mesfushorit të kombëtares.
Kaçe, në minutën e 74-t ekzekutoi perfekt një goditje këndi dhe topi i krosuar i tij u devijua me kokë nga Warda dhe përfundoi në rrjetë. 2-3, rezultat që përkon me përfundimtarin. Fitorja e dytë për AEL, që në minutën e 66’ hodhi në fushë edhe Faton Andonin. /abcnews.al