Islanda ishte dy minuta larg kualifikimit në Euro 2021, por atje do të shkojë Hungaria. 2-1 u mbyll finalja e Nations League e luajtur në “Puskas Arena” të Budapestit mes dy kombëtareve.
Miqtë nordikë kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të. Gylfi Sigurdsson ekzekutoi shumë mirë një goditje dënimi, por u ndihmua edhe nga gabimi i Peter Gulacsi.
Portierit të Leipzig i shpëtoi topi nga duart dhe Islanda në avantazh. Vendasit u hodhën në kërkim të golit të barazimit dhe atë e gjetën në minutën e 88-të.
Mbrojtësi Loic Nego dërgoi topin në rrjetë, vetëm katër minuta pasi ishte futur në fushë. U duk se ndeshja do të shkonte në shtesa, por Hungaria gjeti golin e fitores në 92′.
Dominik Szoboszlai mori një top që nga mesi i fushës, avancoi drejt portës mike dhe ndëshkoi vikingët me një goditje të saktë me të djathtën.
Finalizim fantastik i talentit të Salzburg dhe festë e madhe te Hungaria, që do të luajë në grupin F me kundërshtarë si Portugalia, Franca dhe Gjermania. /abcnews.al
Nations League, finalja e Ligës B
Hungari-Islandë 2-1
(Nego 88′, Szoboszlai 90+2′ / Sigurdsson 11′)