VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” në San Siro, Milani triumfon ndaj Veronas

schedule23:01 - 16 Tetor, 2021

schedule 23:01 - 16 Tetor, 2021

Milani ka arritur të marrë një fitore me vuajtje, por duke treguar edhe shumë karakter përballë Veronas në “San Siro” në kuadër të javës së tetë të Serie A.

“Kuqezinjtë” u gjendën në disavantazhin e dyfishtë në pjesën e parë, e arritën të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë.

Miqtë e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 7 me Caprarin dhe më pas dyfishuan në të 24’ me Barak duke ia vështirësuar ndjeshëm gjerat ekipit të Piolit.

Pjesa e para përfundoi me avantazhin e dyfishtë të Veronas, ndërsa e dyta filloi me një Milan edhe më sulmues që nuk kishte më çfarë të humbiste. Giroud do të ngushtonte rezultatin në minutën e 59, e Kessie do të barazonte gjithçka në minutën e 76 duke u treguar i saktë ngë pika e bardhë e panalltisë.

Goli i tretë dhe i përmbysjes do të vinte vetëm dy minuta më vonë, pasi Gunter devijon topin në portën e tij.
3-2 do ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje shumë emocionuese dhe të bukur. /abcnews.al