Teksa gjithçka po shkonte drejt një fitoreje komode për skuadrën e Leçe, “verdhekuqtë” e Roma-s kanë përmbysur gjithçka në vetëm 3 minutat e fundit të lojës, duke arritur kështu një fitore të madhe, në sfidën e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, të vlefshme për javën e 11 të Serie A.
Goli i parë i sfidës, siç theksuam edhe më lart erdhi nga skuadra e Lecce, me suedezin, Paontul Almqvist, që shfrytëzon siç duhet një kundërsulm vrastar të skuadrës së tij, duke ndëshkuar portierin, Rui Patricio, në minutën e 72’-të të sfidës. Mirëpo, një gol i Serdar Azmoun, në minutën e 91’-të e një gol i “bomberit” belg, Romelu Lukaku, në minutën e 94’-t të sfidës përmbysën gjithçka, me skuadrën e Jose Mourinho që siguron kështu një 3 pikësh “të artë”.
Falë këtij rezultati, Roma ngjitet në vendin e 8 të renditjes, me 17 pikë, po aq sa Fiorentina e vendit të 7, ndrsa skuadra e Lecce mbetet në vendin e 11 të renditjes, teksa deri më tani ka grumbulluar në total 13 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Pontus Almqvist, 0-1:
Goli i Sardar Azmoun, 1-1:
Goli i Romelu Lukaku, 2-1: