Ka zgjatur shumë pak avantazhi i “Qytetarëve” të Manchester City, në “St. James’ Park”, teksa vetëm 11 minuta pas golit të portugezit, Bernardo Silva, “Bardhezinjtë” e Eddio Howe kanë përmbysur gjithçka, duke filluar festën e çmendur të vendasve.
I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte “bomberi” suedez, Alexander Isak, në minutën e 35′-të të sfidës dhe vetëm 2 minuta më “fantazisti” anglez, Anthony Gordon dërgon topin në rrjetë për të përmbysur gjithçka. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Alexander Isak, 1-1:
Goli i Anthony Gordon, 2-1: