Chelsea përmbys Sheffield United brenda 12 minutave. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e nëntë falë një goli me finte të sulmuesit David McGoldrick.
Djemtë e Frank Lampard, të cilët vijnë nga tre fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions League, rikthyen baraspeshën në minutën e 23-të.
Asist i kroatit Kovacic dhe gol i Tammy Abraham, i dyti në kampionat për sulmuesin 23-vjeçar. Më pas ishte radha e një mbrojtësi për t’i dhuruar avantazhin “Bluve të Londrës”.
Krosim i bukur i Hakim Ziyech dhe finalizim i Benjamin Chilwell. Mbrojtësi i majtë iu shkëput mbrojtjes mike në shtyllën e dytë dhe gjeti golin e dytë në kampionat. /abcnews.al