Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, vdes drejtuesi

schedule08:39 - 7 Maj, 2018

schedule 08:39 - 7 Maj, 2018

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Një trajler u përmbys dhe për pasojë drejtuesi humbi jetën.

Drejtuesi i trajlerit  Nikolin Gjoni nuk mundit të mbijetojë. Ai humbi jetën sapo mbërriti ne spitalin e Kukësit. Në dishezën e madhe të Rrugës së Kombit në segmentin Fushë Dukagjion –Kolsh drejtuesi  duket se ka humbur kontrollin.Ka prishur trafikndarëset dhe u përmbys në korsinë e kundërt të lëvizjes. Kabina e trajlerit u dëmtua  keq çka i shkaktoi plagë të rënda  42 vjeçarit Gjoni.Zjarrfikëset dhe policia shkuan në vendngjarje. Procesi i nxjerrjes së drejtuesit nga automjeti  ishte i vështirë.

Mjekët thanë se ai kishte pësuar shembje të brendeshme dhe nuk shpëtoi.

Rruga e Kombit u bllokua për më shumë se një orë e 30 minuta. Siç duket edhe nga pamjet pjerrësia e madhe e trasesë kalon 11%. Këtu shpesh drejtuesit humbasin kontrollin.  Kryesisht ato të transportit të rëndë, të cilat sipas specialistëve riskojnë  gjatë frenimit kur përshkojnë dishezen prej 3 km. Përveç kësaj, thonë njohësit e qarkullimit, edhe kthesat me rreze të ngushtë, nuk lejojnë manovrimet e drejtuesve të mjeteve.

Në këtë segment kanë ndodhur pesë aksidente ku kanë humbur jetën 13 persona në gjashtë vitet e fundit.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!