Një biçikletë është përmbysur në rrugë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Mësohet se drejtuesi i mjetit 50 vjeç është transportuar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Sakaq, djali i 50-vjeçarit ka sqaruar se babai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të parkuar, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Njoftimi i Policisë:
Sot më datë 18.03.2024, rreth orës 18:40, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në rrugën “Teodori II Muzaka”, Fier, një biçikletë të rrëzuar dhe dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ka ardhur i cili ka deklaruar që biciklisti që ka rënë nga biçikleta është babai i tij, shtetasi rreth 50 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, i cili ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një mjet të parkuar duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Ky shtetas u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për të dhënë deklaratën dhe më pas ështe larguar në banesë pasi nuk ka shfaqur probleme shëndetsore./abcnews.al