Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij në Facebook debatin me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dje te Spitali i Traumës.
Pas protestës Sandër Lleshaj ka shkuar të shihte situatën e policëve të dëmtuar, për të parë nga afër gjendjen e tyre shëndetësore, por në korridorin e spitalit është përplasur verbalisht me ish-deputetin e Partisë Demokratike Bardh Spahia.
Bardh Spahia e akuzoi ministrin se po sillet me shqiptarët më keq se sa serbët, ndërsa Sandër Lleshaj iu drejtua duke i thënë ‘Kush iu ka bërë qytetarëve?! Unë iu jap dorën edhe qytetarëve edhe policëve mor i pafytyrë”, tha ministri./abcnews.al