VIDEO/ Perla e Tielemans dhe VAR-i nderojnë Leicester, Chelsea bie në finale

schedule20:11 - 15 Maj, 2021

schedule 20:11 - 15 Maj, 2021

Një eurogol i Youri Tielemans i dhuroi Leicester City trofeun e FA Cup. “Dhelprat” e Brendan Rodgers mposhtën 1-0 Chelsea në finalen e luajtur në “Wembley”, aty ku morën pjesë rreth 22 mijë tifozë.

Mesfushori belg realizoi golin e fitores në minutën e 63-të. Goditje fantastike me të djathtën, topi në trekëndësh dhe tifozët e Leicester City në qiellin e shtatë.

Djemtë e Thomas Tuchel reaguan dhe ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë një minutë përpara mbylljes së kohës së rregullt, por VAR-i anuloi gjithçka.

Benjamin Chilwell ishte autori i golit, por ishte në pozicion të parregullt. Minutat shtesë nuk sollën më ndryshim rezultati dhe në fund pati festë te Leicester City, që ia del të fitojë FA Cup për herë të parë pas katër finaleve të humbura.

Zhgënjim te “Blutë e Londrës”, por skuadrën e Thomas Tuchel e pret një tjetër finale pas disa ditësh, ajo e Champions League kundër Manchester City (29 maj). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!