VIDEO/ Perla e Jorginhos shpëton Arsenalin, “Topçinjtë” fitojnë në “frymën e fundit” me përmbysje

schedule15:36 - 18 Shkurt, 2023

schedule 15:36 - 18 Shkurt, 2023

Arsenal ka mundur të marrë një fitore me peshë në çastet e fundit të ndeshjes me rezultatin 2-4 kundër Aston Villas.

Goli i parë erdhi shumë shpejtë nga Aston Villa, vetëm pas pesë minutash lojë, Watkins arriti të gjejë rrugën e golit nga asistimi i Cash. Festa nuk zgjati shumë për vendasit, me Saka që shënon golin e barazimit në minutën e 16-të. Një goditje potente e sulmuesit anglez brenda zonës dhe një festim alla Henry me flamurin e këndit.

Aston Villa edhe pse ishte nënshtruar dominimit të Arsenalit, arriti të gjejë golin e avantazhit në minutën e 31-të me anë të Coutinhos pas asistimit nga Morena.

Pjesa e dytë nisi mirë për skuadrën e Artetës ku barazuan shifrat në minutën e 61-të me anë të ukrainasit Zinchenko. Edhe ky gol ishte fantastik, me ish-lojtarin e Manchester Cityt i cili me një goditje të fortë e të ulët arriti të mposhtë portierin argjentinas Martinez.

Mrekullia ndodh në fund. Jorginho, blerja më e re e Arsenalit në merkaton e janarit nga Chelsea, arriti të shënonte golin e përmbysjes në minutën e 93-të, ku më pas në tabelë u quajt si një autogol nga Emiliano Martinez pasi topi preku shtyllën e më pas u përplas në trupin e Martinez duke u futur brenda portës.

Por nuk u mbyll me kaq, pasi Martinelli i vë kapakun sfidës me një gol në minutën e 98-të.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon të ruajë kreun dhe ndodhet në vendin e parë me 54 pikë. Nga ana tjetër, Aston Villa në vendin e 11-të me 28 pikë. / h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!