Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Perla braziliane kualifikon Juven, Bayern ia del në fund

schedule20:53 - 6 Nëntor, 2019

schedule 20:53 - 6 Nëntor, 2019

Juventusi ia ka dalë të kualifikohet në minutën e tretë shtesë kundër Lokomotiv Moscow. Dueli i zhvilluar në Rusi po shkonte drejt barazimit, por Douglas Costa nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit.

Aksion fantastik i brazilianit, kombinim me Higuain dhe super finalizim me gol kualifikimi. Ramsey i kishte dhuruar avantazhin bardhezinjve në minutën e katërt, ndërsa Miranchuk kishte barazuar për vendasit tetë minuta më vonë. Kjo fitore e dërgon Juventusin në kuotën e 10 pikëve, ndërsa rusët shpresojnë të frenohet Atletico në Gjermani përballë Bayer Leverkusen.

Bayern Muinchen vuajti për të fituar përballë Olympiacos. Miqtë rezistuan deri në minutën e 69-të, moment kur Lewandovski kaloi përpara vendasit. Në fund pati festë edhe për Ivan Perisic, i cili nuk gaboi nga afër portës dhe vulosi fitoren 2-0.

 

Debutim i suksesshëm i trajnerit të përkohshëm, Hans-Dieter Flick, teksa Bayerni arrin fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Grekët mbyllin renditjen me vetëm një pikë. /abcnews.al

Bayern Munchen – Olympiacos 2-0
(Lewandovski 69′, Perisic 89′)

Lokomotiv Moscow – Juventus 1-1
(Miranchuk 12′ / Ramsey 4′, Douglas Costa 90+3′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!