Bledar Gjediaj, përgjegjës i Emergjencave Civile në bashkinë e Kurbin i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të shpallë gjendjen e emergjences kombëtare pasi siç thekson ai gjendja është kautike
“Shpresoj që edhe kryeministri i Shqipërisë për këtë situatë, të shpallë sa më shpejt gjendjen e emergjencës kombëtare, situata është vërtet kaotike’, shprehet ai.
Bilanci i viktimave vijon të rëndohet si pasojë e tërmetit tragjik që goditi vendin. Zonat më të prekura janë Durrësi dhe Thumana, ku shumë ndërtesa janë rrafshuar, ndërsa 20 persona raportohen të vdekur deri më tani./abcnews.al