VIDEO/ Përgjaken rrugët, një i vdekur dhe tre të plagosur në Lushnje e Vlorë

schedule15:43 - 9 Janar, 2020

schedule 15:43 - 9 Janar, 2020

Një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur në tre aksidente të ndryshme të ndodhura sot pasdite në Lushnje dhe Vlorë.

Shpetim Bajaziti nga fshati Ardenice e Lushnjes humbi jetën mesditën e kësaj të enjteje teksa udhëtonte me motoçikletë.

Sipas policisë 52 vjecari ka rëshqitur duke u përplasur në tokë. Në momentin e aksidentit Shpetim Bajaziti nuk mbante në kokë kaskën mbrojtëse. Për shkak të plagëve të shumta në kokë. 52 vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë policia e Lushnjes bën me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte viktima.

Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës së vjetër të Kolonjës, çka solli edhe bllokimin e saj për disa minuta.

Ndërkohë në orët e pasdites një tjetër aksident me dy të plagosur u regjistrua sërish në Lushnje. Të plagosur mbetën një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me nje motorr të improvizuar per grumbullimin e hekurave dhe kanaceve. Mesohet se motorri ka ka dalë jashtë rrugë, çka ka sjellë plagosjen e dy bashkëshorëteve.

Ndërsa në Babicë të Vlorës një automjet tip fuoristrade doli nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një person i moshuar, i cili ishte pasagjer në makinë. Për shkak të plagëve të marra ai u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al