VIDEO/ Përfundon “ëndrra” Champions, “demat” zhgënjejnë ndaj BATE Borisov

schedule22:00 - 18 Korrik, 2023

schedule 22:00 - 18 Korrik, 2023

Rastet ishin të shumta, por ashtu si në përballjen e parë në “Air Albania”, Partizani ishte i pafat dhe 2 gola nga bjellorusët e BATE Borisov mjaftoi për të mbyllur “ëndrrën” Champions të “demave”, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League.

Golat e sfidës, në fitoren 2 me 0 të bjellorusëve erdhi në minutën e 71’-të të sfidës, teksa gjithçka nisi me një kundërsulm perfekt të bjellorusëve, me sulmuesin Dmitri Antilevski, që merr bukur krahun e majtë të fushës dhe me një krosim të bukur drejt zonës, nxjerr “bllof” portierin Qirko, duke çuar topin te qendëmbrojtësi, Vladislav Malkevich çon topin në rrjetë me një goditje të lehtë me kokë, ndërsa goli i 2-të i bjellorusëve erdhi nga këmbët e Dmitri Podstrelov në minutën e 111′-të të sfidës.

Në raundin tjetër skuadra e BATE Borisov do të përballet me kampionët qipriot të Aris Limassol, ndërsa “të kuqtë” e Partizanit do të vazhdojmë rrugëtimin e tyre evropian, në fazën e dytë kualifikuese të Conference League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Dmitri Antilevski, 1-0:

Goli i Dmitri Podstrelov, 2-0: