VIDEO/ Përfshihet nga flakët lokali te ‘Komuna e Parisit’, nuk raportohet për të lënduar

schedule13:38 - 16 Qershor, 2025

schedule 13:38 - 16 Qershor, 2025

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një biznes në zonën e Komunës së Parisit.

Bëhet fjalë për ‘Zgara Dragon’ ku rreth mesditës, flakët përfshin ambientin e brendshëm.

Nga dyshimet paraprake, zjarri dyshohet sa ka nisur nga kuzhina e më pas është përhapur në gjithë hapësirën. Fatmirësisht klientët dhe stafi kanë dalë në kohë nga ambienti.

Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka të lënduar, ndërkohë që policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. / ABCNEWS.AL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!