VIDEO/ Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Elbasan, zjarrfikësja në vendngjarje

schedule20:26 - 16 Mars, 2025

schedule 20:26 - 16 Mars, 2025

Një ndërtesë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kala në Elbasan. Bëhet fjalë për një ndërtesë e cila ka qenë një ish-shkollë private, por prej vitesh është jo funksionale.

Siç shihet edhe nga pamjet zjarri është përhapur me shpejtësi.

Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për shuarjen e zjarrit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!