Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Bradashesh të Elbasanit.
Nuk dihet ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Burime bëjnë me dije se magazina e cila shërben për të mbajtur mjetet bujqësore, ndodhet pranë një banese, por ende nuk dihet nëse flakët e kanë përfshirë edhe këtë të fundit.