Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy fëmijët shpëtohen nga zjarri/ Flakët përfshijnë apartamentin ne zonën e Astirit

schedule13:54 - 15 Nëntor, 2025

schedule 13:54 - 15 Nëntor, 2025

TIRANË- Një apartament u përfshi nga flakët në zonën e Astirit pranë rrethrrotullimit të dytë.

Flakët u përhapën ndërsa tymi pushtoi edhe 3 banesa në katet e mësipërme.

Dy fëmijë të vegjël, të cilët kishin mbetur të bllokuar në apartamentin e tyre për shkak të tymit, u shpëtuan nga forcat zjarrfikëse.

Ata u shoqëruan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve si dhe i erdhën në ndihmë disa banorëve që mbetën të bllokuar nga tymi nëpër korridoret e pallatit.

Policia dhe zjarrfikësit e Tiranës pritet të përcaktojnë shkakun e zjarrit me anë të ekspertizës që po kryhet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!