Masivi pyjor me meshtekna në Novosej të Kukësit është përfshire nga flakët.
Ndikuar nga thatësira dhe era në këtë zone zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshire një sipërfaqe të konsiderueshme. Ne vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse të bashkisë Kukës, punonjës të shërbimit pyjor, ato të administratës të zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës.
Ndërhyrja në kohë bëri të mundur kufizimin e përhapjes së flakëve, sakaq mësohet se në terren vatra e zjarrit është izoluar dhe po punohet për shuarjen plotë të saj.
Ky masiv pyjor është pjesë e parkut kombëtar Korab Koretnik ndërsa mështekna është druri i rrallë dhe me vlera të veçanta qoftë dekorative, por edhe kurative në përdorimet farmaceutike.