Një automjet i përfshirë nga flakët, është gjetur jashtë rruge, në fshatin Risili të Vlorës.
Burime për ABC News njoftojnë se ka dyshime se automjeti i cili është përfshirë nga flakët të jetë i vjedhur.
Pas raportimit se një automjet është përfshirë nga flakët, policia ka shkuar në vendngjarje bashkë me forcat zjarrfikëse.
Policia ka konstatuar se pranë makinës së përfshirë nga flakët, nuk ndodhej askush.
Kjo ka bërë që të dyshohet se makina mund të jetë braktisur dhe djegur qëllimisht gjithashtu kanë lindur dyshimet se mund të jetë përdorur për ndonjë krim.
Policia ndërkohë po kryen hetime dhe verifikime të mëtejshme, për të zbuluar se kujt i përket makina, dhe përse është përfshirë nga flakët./abcnews.al