Një automjet tip “”Mercedez Benz” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Llogara.
Dyshohet se shkak e rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në mjet.
Sipas pamjeve, mjeti është duke u shkrumbuar i tëri, ndërsa vihet re po ashtu zjarri edhe gjatë rrugës, që mund të jetë shkaktuar nga çarja e sabratorit të mjetit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:20, në Llogara, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al