Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në unazën e madhe të Tiranës, tek zona afër Komunës së Parisit.
Mësohet se mjeti tip Ford Focus ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
Sipas policisë nga zjarri ka vetëm dëme materiale ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.07.2020, rreth orës 08:45, në rrugën “Peti”, pranë kopështit Zoologjik, dyshohet se si pasojë e nje defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje./abcnews.al