Një biznes në rrugën “Naim Frashëri” pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e një prej makinerive të duraluminit, në këtë biznes.
Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.01.2024, rreth orës 14:17, në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në një biznes me materiale alumini, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
/abcnews.al/