Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të enjteje kodrat e fshatit Mbyet në Fier, pranë ish-repartit ushtarak.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të cilat punuan për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh. Megjithatë, tanimë situata është vënë në kontroll.
“Pati ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve dhe banorëve të zonës, të cilët janë përqëndruar në anën tjetër të kodrës. Është larguar rreziku nga ish reparti ushtarak. Ajo që po ndodh tani, e gjithë vëmendja është se po kalon zjarri në anën tjetër dhe rrezikohet të përhapet”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi./abcnews.al