Disa dyqane në fshatin Nartë në Vlorë, janë përfshirë nga zjarri.
Siç shihet edhe nga pamjet forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve..
Nga zjarri janë rrezikuar edhe banesat që ndodheshin pranë dyqaneve, pasi këto biznese kanë qenë pranë njëra tjetrës. Gjithashtu mësohet se është djegur edhe një makinë dhe një motor që ndodheshin aty. Pasi këto biznese ndodheshin në brendësi të një ambienti që shërbente edhe si garazh.
Ndërkohë ende nuk dihen detaje dhe se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.