VIDEO/ Përdhunoi 15-vjeçaren, Abaz Dogu u këndonte fëmijëve në shkollën ku ishte roje

schedule13:18 - 4 Qershor, 2020

schedule 13:18 - 4 Qershor, 2020

Abaz Dogu është ish-roja i shkollës “Azem Hajdari”, i cili me veprimet e tij ka tronditur jo pak opinionin publik. Ditë më parë në media u raportua se 65-vjeçari ka abuzuar seksualisht dhe ka shantazhuar një vajzë 15-vjeçare në Babrru të Tiranës.

Bashkë me Dogun në pranga janë vënë edhe tre të rinj të cilëve ish-roja u kishte shpërndarë një video nga abuzimi i të miturës, të cilët e përdorën më pas për ta detyruar vajzën që të kryente marrëdhënie edhe me ta.

Të katër personat në fjalë janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Dogu është akuzuar se të njëjtat veprime ka bërë edhe me të mitura të tjera ndërsa së fundmi është publikuar në media edhe një video ku duket Abazi duke kënduar me mikrofon në dorë.

Në pamje duket Abaz Dogu ndërsa këndon në një aktivitet festiv të shkollës ku punonte, ndërsa në sfond dëgjohet edhe zëri i nxënësve të pranishëm.

Duket që videoja është regjistruar në kohë pranvere ose vere ndërsa ish-roja mban në dorë një mikrofon dhe këndon këngën “Zemër” të Dhurata Dorës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!