Është përcjellë për në banesën e fundit aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja.
Në një lidhje direkte nga Durrësi, gazetari i ABC Leonidha Musai ka treguar se ceremonia ka qenë shumë private, pasi amaneti i aktorit ishte që të mos kishte homazhe. Megjithatë pjesëmarrës kanë qenë qindra qytetarë, bashkëpunëtorë dhe miq të artistit, mes tyre figura të shquara të skenës shqiptare.
Pavarësisht se është në një situatë ku nuk lejohen grumbullimet, kolegët kanë guxuar për ta përcjellë Radonë në banesën e fundit.
Gulielm Radoja humbi jetën si pasojë e Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ndërsa më herët, ai ishte i shtruar në reanimacionin e Spitalit të Durrësit për gjatë dy muajve./abcnews.al