Vetëm 8 minuta pas shënimit të golit të barazimit, “Kapelebërësit” e Luton kanë arritur të përmbysin totalisht sfidën, ndaj “Topçinjve” të teknikut Mikel Arteta, me “fantazisti” Ross Barkley, që çon sferën në rrjetën e Arsenal, pas një pasimi fantastik të Townsend.
Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vetëm 3 minuta më vonë, “ylli” brazilian, Gabriel Jesur shtron një pasim fantastik për “bomberin” gjerman, Kai Havertz, i cili me një goditje potente e dërgon topin, pas shpatullave të portierit Kaminski. Rezultati shkon në 3 me 3. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Ross Barkley, 3-2:
Goli i Kai Havertz, 3-3: