VIDEO/ Penalltia më e çuditshme në histori: Gjyqtari akordon 11-metërsh pas përplasjes së dy lojtarëve të së njëjtës skuadër

schedule11:06 - 12 Mars, 2023

schedule 11:06 - 12 Mars, 2023

Një nga penalltitë më të çmendura e më të habitshme në historinë e futbollit është dhënë në një ndeshje të Kupës së Brazilit.

Në sfidën e Tobense kundër Retro, arbitri dha një penallti pas një përplasje mes shokëve të ekipit të Tobense në zonën e kundërshtarit. Dy shokët e skuadrës u përplasën me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre u rrëzua në fushë. Gjyqtari dha menjëherë 11 metërsh duke shkaktuar polemika më tej.

Kjo situatë ndodhi në minutën e 84-të dhe Alex Sandro, i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, e dërgoi topin në rrjetë duke e çuar rezultatin në 1-0 në favor të Tobense. Kështu, Retro mbeti jashtë raundit të dytë të Kupës. Ndeshja nuk kishte VAR dhe gjyqtari mendoi se penalltia ishte shkaktuar nga lojtarët e Retros./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!