VIDEO/ Penalltia e padhënë, Barcelona: Si e pamë ne, ja “prova”

schedule11:59 - 11 Shkurt, 2021

schedule 11:59 - 11 Shkurt, 2021

Barcelona u mposht nga Sevilla në ndeshjen e parë të Kupës së Spanjës dhe në përfundim nuk munguan polemikat. Shkak u bë një penallti e padhënë për katalanasit kur rezultati ishte 1-0 për vendasit.

Jordi Alba përfundoi i shtrirë në tokë pas një dueli me Suso, por për arbitrin nuk kishim të bënim me penallti. Pedri dhe Frankie De Jong e thanë hapur pas ndeshjes se arbitri kishte gabuar, kurse trajneri Ronald Koeman theksoi se VAR duhet të ishte përdorur në atë episod.

Ditën e sotme edhe vetë klubi i Barcelonës ka reaguar, duke postuar videon e momentit të penalltisë. Mesazhi është i qartë: “Kështu e pamë ne”. Pamjet flasin vetë… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!