Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Penalltia-asist”, Neymar kapet duke “mashtruar” portierin

schedule11:58 - 18 Korrik, 2020

schedule 11:58 - 18 Korrik, 2020

PSG zhvilloi një miqësore dje kundër Waasland-Beveren dhe në fushë ishte edhe Din Sula, lojtar i kombëtareve të moshave të Shqipërisë. Në këtë përballje pati disa gjëra të veçanta.

Mes tyre edhe “penalltia-asist” që Neymar e realizoi me sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi. Ky i fundit nuk fali pasi mori pasimin e brazilianit.

Gjithsesi tashmë e gjithë ajo që ndodhi është bërë edhe më interesante. Neymar është fokusuar nga kamerat para se të merrte vrull te penalltia.

Ai kapet duke i thënë portierit kundërshtar se “në cilin krah do ta godas penalltinë”. Buzëqeshje nga të dy dhe në fund Neymar vendosi të pasonte për Neymar, duke “mashtruar” kështu portierin e Waasland-Beveren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!