Racing Club zhvilloi mëngjesin e sotëm ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën Libertadores. Kualifikimi ishte siguruar, por arritja e objektivit nuk e pengoi skuadrën argjentinase të fitonte 2-1 në shtëpi përballë venezuelianëve të Estudiantes Merida.
Hector Fertoli kishte shansin të kalonte vendasit në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë, por dështoi të realizonte nga pika e penalltisë. 25-vjeçari rrëshqiti dhe topi përfundoi shumë larg portës, duke acaruar keq trajnerin e tij.
Pero qué GO-LA-ZO ???#RacingPositivo #Libertadores pic.twitter.com/FmJvnkrMSA
— Racing Club (@RacingClub) October 22, 2020
Të dy skuadrat shënuan nga një gol në fraksionin e dytë, teksa ai i fitores për Racing ishte i mrekullueshëm. Minuta e 86-të, goditje dënimi dhe ekzekutim perfekt i Matias Rojas. Mesfushori paraguaian dhuroi një goditje fantastike, topi në trekëndësh dhe 2-1 për Racing. /abcnews.al