Benjamin Kololli ka shënuar golin e radhës në Super League e Zvicrës. Lojtari Zurich realizoi golin e parë në fitoren shtëpiake 2-0 kundër Luzern. Vendasit fituan një penallti në mesin e pjesës së parë dhe 28-vjeçari i Kosovës nuk gaboi nga pika e bardhë. Goditje potente dhe topi në rrjetë.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për Kolollin, teksa Zurich, ekip me të cilin luajnë edhe Fidan Aliti (luajti titullar), Toni Domgjoni (titullar) dhe Hekuran Kryeziu (u fut në fushë në pjesën e dytë), është ngjitur në vendin e tretë.
https://streamable.com/xbva1h
Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Florian Loshaj në Poloni. Mesfushori dardan, i cili debutoi me Kosovën në miqësoren kundër Suedisë, është pjesë e Cracovia prej janarit të këtij viti.
Ekipi i Cracovias mposhti 3-1 në shtëpi Jagiellonian, me Loshajn që u fut në fushë në minutën e 86-të. Rezultati ishte 1-1 dhe lojtarit shqiptar i mjaftuan pak sekonda për të gjetur golin.
https://streamable.com/uohhrk
Kros nga e djathta dhe goditje e bukur me kokë e Loshajt, i cili i dha avantazhin ekipet të tij dhe gjeti golin e parë në kampionat për këtë sezon. Vendasit realizuan një tjetër gol në minutat shtesë të takimit dhe renditen në vend të 11-të të Ekstraklasa. /abcnews.al