Sfida Flamurtari-Luftëtari ka nisur 16 minuta me vonesë. Shkak është bërë një pankartë e shfaqur në stadiumin e Vlorës, e cila mbështeste Hashim Thaçin, presidentin e Republikës së Kosovës.
Delegati i ndeshjes nuk ka pranuar të nisë ndeshja pa u hequr banderola. Takimi mes dy skuadrave të vendeve të fundit në Superiore, ka filluar dhe kuqezinjtë vendas kanë kaluar në avantazh.
Ishte kapiteni Andi Ribaj ai që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e tetë të takimit, duke zhbllokuar shifrat./.abcnews.al
https://streamable.com/7fycvj
Superiore, java 31
Flamurtari – Luftëtari 1-0
Ribaj (p) 8’