Është mbyllur pjesa e parë mes Union Berlin dhe Bayern Munchen, me bavarezët që shkuan drejt dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-1. Një penallti e Robert Lewandowskit bëri diferencën në fraksionin e parë të lojës.
Ishte Leon Goretzka ai që fitoi penalltinë në minutën e 40-të, ose më saktë, e vodhi. Subotic, mbrojtësi i Union, në tentativë për të larguar topin, shikon afrimin e Goretzkës dhe shmang kontaktin, por për gjyqtarin ishte 11-metërsh.
Lewandowski merr përsipër ekzekutimin dhe tregohet i saktë, duke shënuar golin e 40-të këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Një rekord fantastik, duke pasur parasysh faktin që bomberi polak, ka luajtur vetëm 36 ndeshje në total./abcnews.al