Milan humbi mbrëmë me shfirat 1-2 ndaj Atalanta duke u eliminuar kështu nga Kupa e Italisë.
Ndeshja ishte me shumë polemika, ku nga kampi kuqezi kanë pretenduar për një penallti të pastër, por edhe 11 metërshi i fituar nga Atalanta, nuk ishte e tillë, pasi ndërhyrja ishte e pastër.
Për këto dy situata, Rafa Leao, sulmuesi portugez i Milanit, ka publikuar pamjet përtë dyja rastet ku mjaft qartë duket se polemikat janë të drejta./h.ll/abcnews.al
— Rafael Leão (@RafaeLeao7) January 10, 2024