Dy gola surprizë nga Spanja dhe Franca. Në La Liga po luhet sfida Real Madrid-Alaves, ndërsa në Ligue 1, PSG pret ekipin e Bordeaux. “Los Blancos” e kanë nisur shumë keq ndeshjen e javës së dhjetë të kampionatit spanjoll.
Real madrid go 1 goal down to Alaves. pic.twitter.com/nIBs907GiI
— DeShaun (@DeshaunTalks) November 28, 2020
Minuta e pestë, penallti për miqtë pas prekjes më shpatull të Nachos dhe gol i Lucas Perez. Avantazh i shpejtë i Alaves teksa tani pritet reagimi i kampionëve në fuqi të Spanjës. Rezultat surprizë edhe në “Parc des Princes”.
Bordeaux ka zhbllokuar takimin në minutën e dhjetë falë një autogoli. I pafat 18-vjeçari Timothee Pembele, i cili dërgoi topin në portën e tij pas një goditje këndi, duke i dhuruar miqve golin e avantazhit. /abcnews.al

