8 milion euro në sezon është propozimi i Milanit për Gigio Donnarummën, por agjenti i tij, Mino Raiola, nuk e pranon këtë ofertë. Te kuqezinjtë ka optimizëm në lidhje me rinovimin e portierit të talentuar.
22-vjeçari dëshiron të vijojë të mbrojë portën e ekipit të zemrës, por agjenti i tij vazhdon të krijojë nervozizëm me pretendimet e larta. Dyshja Maldini-Massara besojnë se akordi final do të arrihet, por po punojnë që të mos mbeten të papërgatitur.
Calciomercato raporton se drejtuesit e klubit italian kanë kontaktuar Mike Maignan. 25-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren e Francës tetorin e vitit të kaluar, po zhvillon një sezon shumë pozitiv me Lille, ekipin që kryeson Ligue 1.
Bisedimet me Maignan kanë shkuar mbarë dhe ky i fundit ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u transferuar nën urdhrat e Stefano Piolit sezonin e ardhshëm. Milani tani duhet të gjejë akordin me Lille.
Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira, por më parë duhet mësuar e ardhmja e Donnarummës, nëse do të largohet me parametra zero nga “San Siro” apo do të rinovojë kontratën. /abcnews.al