VIDEO/ “Party” pa maska e distancë, zbulohet gjoba e “majme” për Osimhen

schedule10:20 - 3 Janar, 2021

schedule 10:20 - 3 Janar, 2021

Victor Osimhen ka zhgënjyer drejtuesit e Napolit dhe trajnerin Gennaro Gattuso, i cili priste ta kishte gati sulmuesin anësor për ndeshjen e Superkupës së Italisë, kundër Juventusit më 20 janar.

Nigeriani, i cili u dëmtua në shpatull në muajin nëntor me kombëtaren e tij, tani nuk dihet kur do të jetë gati, pasi me kthimin në Itali ka bërë tamponin dhe ka dalë i infektuar me COVID-19, çka e lë për disa ditë të izoluar në shtëpi dhe kështu kthimi në fushë shtyhet.

https://twitter.com/i/status/1345073128691609601

Ajo që ka mërzitur më shumë Napolin është festa ku Osimhen ka marrë pjesë më 29 dhjetor. Të afërmit e tij i kishin organizuar një aheng për ditëlindjen e 22-të blerjes rekord të klubit italiane (Napoli pagoi në verë 70 milion euro te Lille) dhe nga pamjet e publikuara dallohet qartë se nuk është zbatuar asnjë rregull i distancimit sociale.

Asnjë në festë nuk mbante maska dhe pjesëmarrësit që hidhnin edhe para mund edhe ta kenë infektuar sulmuesin e Napolit. Osimhen ndërkohë pret gjobën nga ana e klubit dhe në Itali raportojnë se do të jetë një e “majme”, që kap shifrën e 200 mijë eurove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!