Drejtorja e teatrit “Andon Zako Cajupi” dhe aktorja Zamira Kita, në një lidhje me skype në emisionin ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi foli për parodinë në karantinë në qytetin e Korçës.
“Ishim të parët që filluam të përcillnim poezinë përmes videove e pas paroditë. Jemi të kënaqur që kemi bërë artin tonë duke u përkushtuar duke i sjellë njerëzve kënaqësi, është e bukur çdo gjë”.
Artistët e këtij teatri kanë përcjellë për publikun një parodi të këndshme për qytetarët, që sigurisht kryefjala është epidemia dhe karantina nga koronavirusi.
/abcnews.al